
Kurti tregon pse s’flet për media kur zhvillohen seancat

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka sqaruar arsyen pse nuk po deklarohet për media para dhe pas seancave të Kuvendit të Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Unë po flas këtu dhe nuk po flas në Kuvend, sepse atje jam njëri nga 48 deputetët e subjektit fitues. Ndërkaq këtu jam si kryeministër në detyrë”, u shpreh Kurti.
Deklarata e tij vjen pas vazhdimeve të njëpasnjëshme të seancës konstituive të Kuvendit, gjithsej 36 sosh, pas vendosjes së gurthemelit për marrjen e aneksit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe fillimin e rinovimit në këto depo.
(Kosova Sot Online)