
Ja çfarë moti na pret të mërkurën

Moti të mërkurën në Kosovë do të mbajë nxehtë dhe kryesisht me diell e temperatura të larta, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Kushtet meteorologjike do të jenë të favorshme për aktivitete në natyrë, megjithatë, qytetarëve u rekomandohet që të shmangin ekspozimin e zgjatur në diell gjatë orëve të mesditës për të evituar problemet shëndetësore që lidhen me nxehtësinë, si dehidratimi apo goditjet nga dielli.
Termometri pritet të shënon temperatura prej 24 deri në 33 °C.
(Kosova Sot Online)