Trump njofton bisedime me Zelenskyn: Është djalë i mirë

  • A.P /
  • 25 June 2025 - 11:30
Trump njofton bisedime me Zelenskyn: Është djalë i mirë

Presidenti amerikan Donald Trump ka folur nga Haga ku po mbahet samiti i NATO-s duke konfirmuar një takim me liderin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se do të diskutohet për “atë që dihet”, pra Ukrainën dhe vështirësitë, ndërsa e ka cilësuar Zelenskyn si një “djalë të mirë”.

“Do të diskutojmë atë që dihet Do të flasim për vështirësitë e tij. Ai ka disa vështirësi. Zelenskyy është djalë i mirë. Do ta takoj sot. Nuk e di çfarë do të ndodhë saktësisht, por supozoj se do të flasim për Ukrainën.”

Ndërkohë, i pyetur për raportet me liderin rus Vladimir Putin, Trump tha: Kam folur shumë me Putinin dhe ai, në fakt, ka qenë shumë i sjellshëm.


(Kosova Sot Online)