Faton Peci kandidat i LVV-së për kryetar të Mitrovicës

  • A.P /
  • 26 June 2025 - 10:39
Faton Peci kandidat i LVV-së për kryetar të Mitrovicës

Faton Peci, ministër në detyrë i Bujqësisë, do të zyrtarizohet sot si kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Mitrovicës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pas një mandati të plotë në drejtimin e Ministrisë së Bujqësisë, ai do të provojë ta kthejë këtë komunë nën qeverisjen e LVV-së në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Komuna e Mitrovicës së Veriut udhëhiqet aktualisht nga Bedri Hamza i PDK-së, i cili nuk do të garojë për një mandat të dytë.

(Kosova Sot Online)