Rreth 24 mijë nxënës në të gjithë Kosovën, do t’i nënshtrohen testit të arritshmërisë

  • A.P /
  • 26 June 2025 - 13:12
Rreth 24 mijë nxënës në të gjithë Kosovën, do t’i nënshtrohen testit të arritshmërisë

Rreth 24 mijë nxënës të klasave të nënta, në të gjithë Kosovën, do t’i nënshtrohen testit të arritshmërisë këtë të premte, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zyrtarë nga Ministria e Arsimit kanë thënë se janë të angazhuar mbi 1500 administrues dhe se do të marrin masa në rastet kur do të provohet të ketë kopjime, nga nxënësit.

Njohës të arsimit ndërkaq, thonë se rëndësia e këtij testimi është duke u zbehur, si pasojë e kopjimeve që ndodhin.

Nxënësit e klasave të nënta në gjithë Kosovën, nesër do t’iu nënshtrohen testit të arritshmërisë, për të cilin sipas Ministrisë së Arsimit janë bërë të gjitha përgatitjet. 

Sipas Ministrisë së Arsimit, rezultatet e testit te arritshmërisë për nxënësit e klasave të nënta, pritet të shpallen deri më 5 korrik. 

(Kosova Sot Online)