
Khamenei, uron Iranin për ‘fitore’ ndaj Izraelit

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka reaguar për herë të parë që nga njoftimi i Shteteve të Bashkuara për një armëpushim midis Iranit dhe Izraelit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Khamenei ka uruar popullin iranian për atë që e cilëson si “fitore” ndaj Izraelit.
“Ju shpreh urimet e mia për fitoren ndaj regjimit të gabuar sionist,” ka shkruar ai.
(Kosova Sot Online)