Fatmir Limaj e konfirmon pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Kurti

  • A.P /
  • 27 June 2025 - 11:38
Fatmir Limaj e konfirmon pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Kurti

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti i ka ftuar në takim të përbashkët liderët e partive politike pas aktgjykimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pak para seancës së radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, në lidhje me takimin e thirrur ka folur kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Ai para gazetarëve e konfirmoi pjesëmarrjen e tij në këtë takim.

“Sigurisht që po, është në vazhdën e vizionit tim”, u shpreh tutje Limaj.

(Kosova Sot Online)