Qeveria Kurti merr një vendim

  • A.P /
  • 27 June 2025 - 13:16
Qeveria Kurti merr një vendim

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme miratoi Propozim-vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e masës 4.5 “Mbështetja e Mërgatës” të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha se ndarja e katër milionë eurove mjete buxhetore do të merren nga Ministria e Financave dhe janë për policen e sigurimeve në kufij për mërgimtarët.

Subvencionimi i policave do të nisë nga data 1 korrik. 

(Kosova Sot Online)