
Çfarë do të ndodh sot në takimin e Kurtit me liderët e partive?

Përparim Gruda, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se në takimin e sotëm mes Albin Kurtit dhe liderëve të partive politike, do të diskutohet për daljen nga situata e bllokadës pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai ka thënë edhe se lideri i PDK-së, Memli Krasniqi, do t’i shpreh qëndrimet e kësaj partie në këtë takim.
‘‘Takimi i sotëm do të zhvillohet për të diskutuara daljen nga situata e bllokadës pas aktgjykimit të Kushtetueses. Kryetari Krasniqi do të shpreh qëndrimet e PDK, bazuar në një analizë profesionale se si duhet të zhbllokohet situata në dritën e aktgjykimit të Kushtetueses’’, ka thënë ai.
(Kosova Sot Online)