Ja pse Shëngjini mbetet zgjedhja e parë për pushuesit nga Kosova

  • A.P /
  • 28 June 2025 - 14:15
Ja pse Shëngjini mbetet zgjedhja e parë për pushuesit nga Kosova

Edhe këtë verë, Shëngjini i Lezhës është kthyer në destinacionin e preferuar për pushuesit nga Kosova, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Mikpritja, deti i pastër dhe atmosfera familjare janë disa nga arsyet që e bëjnë këtë vend të ndihet si “shtëpia e dytë” për ta.

Pavarësisht mundësive të tjera turistike, shumë prej tyre zgjedhin vit pas viti Shëngjinin, duke e konsideruar jo rastësi, por traditë.


(Kosova Sot Online)