Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë plastike

  • A.P /
  • 28 June 2025 - 14:28
Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë plastike

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë plastike nga një qytetar serb, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kjo ka ndodhur në Gazimestan, atje ku serbët janë mbledhur për manifestimet e Vidovdanit.

Ndryshe, qytetarë serbë të shumtë janë mbledhur në Gazimestan për manifestimet e Vidovdanit.

Në vendin e ngjarjes janë parë edhe politikanë serbë, derisa ka pasur qytetarë që kanë provokuar me simbolin me tre gishta.

Siç edhe paralajmëroi Policia e Kosovës, atje ndodhen forca të shumta policore, përfshirë Njësinë Speciale.

(Kosova Sot Online)