Fillon takimi i Kurtit me partitë politike

  • A.P /
  • 28 June 2025 - 16:33
Fillon takimi i Kurtit me partitë politike

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim liderët e partive politike opozitare për të diskutuar rreth situatës politike në vend, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për tejkalimin e ngërçit politik pas zgjedhjeve të fundit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese ka vendosur që deputetët e rinj janë të detyruar të përfundojnë seancën konstituive të Kuvendit brenda 30 ditëve, përfshirë zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Para takimit Kurti u deklarua shkurtimisht duke thënë se duhet parë se kush po shkon së pari në takim.

Kurse liderët e tjerë nuk kanë dhënë komente para takimit.

(Kosova Sot Online)