
Trumpi e pret Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti Donald Trump do ta pres kryeministrin izraelit, Benjamini Netanyahun për bisedime në Shtëpinë e Bardhë të hënën e ardhshme, sipas administratës amerikane, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Vizita vjen në një kohë kur udhëheqësi amerikan ka nisur të intensifikojë përpjekjet ndaj qeverisë izraelite për të ndërmjetësuar një armëpushim dhe një marrëveshje për pengjet, si dhe për t’i dhënë fund luftës në Gaza.
Zyrtari që dha informacion nuk ishte i autorizuar të komentonte publikisht për vizitën që ende nuk është bërë zyrtare, dhe foli në kushte anonimiteti.
(Kosova Sot Online)