
Musk sulmon ashpër Trumpin
Pasi njoftoi tërheqjen e tij nga vëmendja politike, miliarderi dhe themeluesi i Teslës, Elon Musk, u rikthye pothuajse menjëherë në qendër të vëmendjes së botës politike amerikane, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Dje, ndërsa Senati i SHBA-së diskutoi projektligjin “One Big Beautiful Bill Act” të Trumpit para votimit përfundimtar, Musk dërgoi disa paralajmërime dhe kërcënime të ashpra përmes rrjetit të tij social X.
Kujtojmë se “Ligji i Madh dhe i Bukur” i Trump është një iniciativë kyçe legjislative e administratës së tij, që synon lehtësime të mëdha tatimore dhe shkurtime në programet sociale.
Edhe pse Trump pretendon se ligji do të nxisë rritjen ekonomike, vlerësimet e pavarura paralajmërojnë se ai mund të rrisë borxhin kombëtar me më shumë se 3.3 trilionë dollarë gjatë dekadës së ardhshme. Ligji ka shkaktuar përçarje të thella politike për shkak të favorizimit të të pasurve dhe shkurtimeve në sigurimet shoqërore.
(Kosova Sot Online)