
Ja kur pritet të nisë puna për ndërtimin e dy urave në Mitrovicë

Raportohet se sot pasdite pritet të nisë puna për ndërtimin e dy urave mbi Ibër, të cilat parashihen të bëhen paralelisht me atë kryesoren, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Plani për këto ura erdhi menjëherë pas themelimit të Bordit të Përbashkët mes Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut. Themelimi i këtij bordi u përkrah nga Qeveria në detyrë e Albin Kurtit.
Më pas Lëvizja Vetëvendosje publikoi projektin për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër që lidhin jugun dhe veriun e Mitrovicës.
“Ky projekt do të lehtësojë qarkullimin e qytetarëve dhe do të shërbejnë si infrastrukturë për komunikim, integrim dhe zhvillim ndërmjet dy pjesëve të qytetit”, tha partia e Kurtit.
(Kosova Sot Online)