Kurti flet për marrëveshjet e përbashkëta me Qeverinë Mickovski

  • A.P /
  • 01 July 2025 - 11:15
Kurti flet për marrëveshjet e përbashkëta me Qeverinë Mickovski

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se mbrëmë kanë pasur një darkë të përbashkët me liderët e Ballkanit Perëndimor në Shkup, ku edhe kanë diskutuar për Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai është shprehur edhe se është ‘‘kënaqësi’’ që ka shkuar në Shkup.

“Me këtë rast kemi pasur një darkë paraprake mbrëmë, ku kemi diskutuar për Planin e Rritjes. Kënaqësi të vij në Shkup, tash kur kemi pika të përbashkëta kontrolli. Ajo Han i Elezit – Bllacë, që më 12 prill u funksionalizua dhe ajo Glloboçicë-Jazhincë, që më 28 maj u funksionalizua. Si rezultat i marrëveshjeve të përbashkëta me Qeverinë Mickovski, më 18 nëntor në Prishtinë, në mbledhjen e përbashkët”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)