LDK zyrtarizon kandidatin për Kryetar të Podujevës

  • A.P /
  • 02 July 2025 - 14:05
LDK zyrtarizon kandidatin për Kryetar të Podujevës

Lidhja Demokratike e Kosovës do ta zyrtarizojë  kandidatin për Kryetar të Komunës së Podujevës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ceremonia do të mbahet të enjten në orën 19:00.

“Ky është një hap i rëndësishëm që shënon fillimin e një etape të re për qytetin tonë, për vlerat që ne përfaqësojmë dhe për të ardhmen që e ëndërrojmë së bashku. Në këtë moment vendimtar, secili prej jush ka një rol të papërsëritshëm për të mbështetur dhe për t’u bashkuar në këtë rrugëtim”, thuhet në njoftim.

Kandidat i kësaj partie për këtë komunë pritet të jetë deputeti Ekrem Hyseni, i cili e drejton Degën e LDK’së në Podujevë.


(Kosova Sot Online)