
Bajrami: Neve po na pengohet puna dhe fjala e lirë

Shejfa e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka dalë tek foltorja e Kuvendit të Kosovës për të folur rreth bllokadës politike, ndonëse seanca ka përfunduar dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë lëshuar sallën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Përveç Bajramit në sallën e Kuvendit po qëndron edhe bashkëkryesuesja e seancës, Sala Jashari, dhe deputetë të LDK-së, PDK-së dhe AAK-së.
Bajrami ka thënë se do t’i drejtohen përsëri Gjykatës Kushtetuese.
“Neve po na pengohet puna dhe fjala e lirë”, ka deklaruar Bajrami.
(Kosova Sot Online)