
Arrestohet një person pasi kishte urdhërarrest ndërkombëtar

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar një person, mashkull kosovar, në Drenas, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
I njëjti ka pasur urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritet austriake.
‘‘URDHËRARREST NDËRKOMBËTAR
Drenas 03.07.2025-19:15. Në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet Austriake, është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njejti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje’’, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e saj.
(Kosova Sot Online)