
Trump: Do të kemi marrëveshje këtë javë

Pas më shumë se 21 muajsh luftë në Gaza, një rreze shprese është shfaqur për një armëpushim në Gaza po rriten ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu takohet me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, në Uashington, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në një konferencë për media, Trump theksoi përkushtimin e tij për ndaljen e konfliktit. “Shumë i vendosur për të ndihmuar në arritjen e një marrëveshjeje që do të sillte fundin e këtij konflikti,” u shpreh presidenti amerikan, duke shtuar me besim: “Do të kemi një marrëveshje këtë javë.”
Nga ana tjetër, Netanyahu deklaroi se është optimist për rezultatet e këtij takimi. “Po punojmë për të arritur marrëveshjen që është diskutuar, sipas kushteve që kemi rënë dakord,” tha ai, duke shtuar se shpreson që diskutimet me Trump do të përshpejtojnë arritjen e një marrëveshjeje që do t’i jepte fund gjakderdhjes.
Ndërkohë në Katar kanë rifilluar bisedimet indirekte midis Izraelit dhe Hamasit, të ndërmjetësuara nga SHBA-të, për një armëpushim 60-ditor dhe një marrëveshje për lirimin e pengjeve. Burimet diplomatike kanë paralajmëruar se procesi është në një fazë shumë delikate, me paqartësi nëse palët mund të arrijnë pajtim për kushtet kyçe.
Situata në terren është tensionuar edhe më shumë pas protestave masive në Izrael, ku mijëra qytetarë kanë kërkuar kthimin e rreth 50 pengjeve nga Gaza, të paktën 20 prej të cilëve besohet se janë ende gjallë. Protestuesit i kanë kërkuar qeverisë të nënshkruajë një marrëveshje të menjëhershme për t’i kthyer të afërmit në shtëpi.
(Kosova Sot Online)