
Dështon për të 43’tën herë seanca për të konstituar përbërjen parlamentare

Ka dështuar për të 43’tën herë seanca për të konstituar përbërjen parlamentare të Kuvendit të Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Nga 99 deputetë sa ishin në sallë, vetëm 55 deputetë votuan për komisionin e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Deri më tani nuk ka arritur të votohet Albulena Haxhiu si kryeparlamentare.
VV po insiston në votim të fshehur, ide të cilën s’po e përkrah opozita.
(Kosova Sot Online)