
Aksident trafiku në Podujevë

Një aksident trafiku me lëndime ka ndodhur sot rreth orës 10:20 në rrugën “Ilir Konushevci” në Podujevë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Sot rreth orës 10:20, Policia ka pranuar informatën se në rrugën “Ilir Konushevci” në Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, kurse si pasojë është lënduar një person, i cili ka pranuar tretmanin e nevojshëm mjekësor, tha ai.
(Kosova Sot Online)