Balje: Një anë duhet të lëshojë pe

  • A.P /
  • 07 July 2025 - 14:00
Balje: Një anë duhet të lëshojë pe

Deputetja Duda Balje ka bërë thirrje që partitë shqiptare të gjejnë një marrëveshje për të dalë nga ngërçi politik, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Balje tha se nuk e sheh veten si vendimtare në votimin për kryeparlamentaren, por shtoi se nëse AAK vendos të votojë, atëherë numrat janë të mjaftueshëm për ta kaluar kandidaturën.

“Unë shpresoj që partitë shqiptare do të bëjnë marrëveshje mes vete dhe vota ime s’ka me qenë diçka që mundet me bë ndryshim. Gjithqysh duhet me dalë prej kësaj krize, besoj se fort se një anë duhet të lëshojë pe, dhe kemi disa ditë për me pa çfarë plane ka. Nëse AAK voton, besoj që nuk ka me pas problem për vota”, tha ajo.

E pyetur nëse vota e saj mund të jetë vendimtare për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit, ajo tha se nuk besoj që një gjë e tillë do të ndodh.

(Kosova Sot Online)