Ky mot do të mbretërojë të martën në Kosovë

  • A.P /
  • 08 July 2025 - 07:16
Ky mot do të mbretërojë të martën në Kosovë

Moti për të martën në Kosovë pritet të jetë kryesisht i nxehtë dhe me diell gjatë pjesës më të madhe të ditës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjatë orëve të pasdites parashikohen kalime të vranësirave, ndërsa në disa zona ato do të jenë më të dendura, me mundësi për rrebeshe shiu, kryesisht në zonat malore.

Termometri pritet të shënon temperatura prej 26 deri në 32 °C.


(Kosova Sot Online)