Ky është parashikimi i motit për të enjten në Kosovë

  • A.P /
  • 10 July 2025 - 07:24
Ky është parashikimi i motit për të enjten në Kosovë

Të enjten, territori i Kosovës do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shumta, të cilat do të kalojnë mbi vendin gjatë gjithë ditës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas parashikimeve, në disa zona të izoluara mund të paraqiten reshje të lehta shiu, megjithëse në pjesën më të madhe të vendit pritet të mbetet mot i thatë.

Termometri pritet të shënon temperatura prej 16 deri në 21 °C.

(Kosova Sot Online)