Merz i bën thirrje Trumpi: Qëndro me ne

  • A.P /
  • 10 July 2025 - 12:39
Merz i bën thirrje Trumpi: Qëndro me ne

Në konferencën për rindërtimin e Ukrainës që po mbahet në Romë, kancelari gjerman Friedrich Merz e pati një mesazh të drejtpërdrejtë për Uashingtonin dhe presidentin amerikan Donald Trump, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit transatlantik, Merz ka drejtuar një mesazh drejt Trumpit, duke i kërkuar të qëndrojë me evropianët.

“Kam një mesazh të drejtpërdrejtë për Uashingtonin dhe presidentin Donald Trump: qëndro me ne, qëndro me evropianët.”

Ai tutje ka shtuar: “Jemi në të njëjtën faqe dhe kërkojmë një rend politik të qëndrueshëm në këtë botë… Qëndro me ne, në këtë anë dhe në këtë faqe të historisë sonë të përbashkët.”

Një deklaratë me anë të së cilës Merz po synon të forcojë mesazhin e unitetit perëndimor përballë sfidave globale, në veçanti përballë luftës se Rusisë në Ukrainë.


(Kosova Sot Online)