Ja kush emërohet komandant i stacionit policor në Lipjan

  • A.P /
  • 10 July 2025 - 14:00
Ja kush emërohet komandant i stacionit policor në Lipjan

Brahim Shatrolli është emëruar komandant i stacionit policor në Lipjan, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Emërimi i Shatrollit erdhi pasi Argjend Gashi, i cili mbante këtë pozitë, dha dorëheqje për shkak të rastit të 27-vjeçarit Agon Fejzullahu, i cili vdiq me pranga në duar mesnatën e 7 korrikut.

“Pas rastit të fundit i cili ka ndodhur në Lipjan, komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, Kapiten Argjent Gashi ka kërkuar lirim nga pozita e Komandantit të Stacionit dhe kërkesa e tij është aprovuar. Në pozitën e Komandantit të Stacionit Policor ne Lipjan, është emruar Kapiten Brahim Shatrolli”, tha Kelani.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka konfirmuar se e ka miratuar një kërkesë të komandantit të Policisë në Lipjan, Argjend Gashi, për të dhënë dorëheqje nga pozita.


(Kosova Sot Online)