Një person ka mbetur i lënduar në Mitrovicë

  • A.P /
  • 10 July 2025 - 14:45
Një person ka mbetur i lënduar në Mitrovicë

Një person ka mbetur i lënduar pasi është sulmuar me thikë në një përleshje që ka ndodhur sot në Mitrovicë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 11:45, policia në Mitrovicë ka pranuar informatë për një  person të lënduar. Bazuar në informatat fillestare bëhet e ditur se viktima m/k/sh, ka kërkuar tretman mjekësor pasi në rrugën “Mbretëresha Teutë” në një përleshje ishte sulmuar nga një person i dyshuar me një mjet të mprehtë”, tha ai.

Zahiti shtoi se njësitet përkatëse policore janë duke trajtuar rastin.

(Kosova Sot Online)