Vdes një person në Gjakovë

  • A.P /
  • 11 July 2025 - 10:05
Vdes një person në Gjakovë

Policia e Kosovës, në raportin e saj të përditshëm ka njoftuar për një rast të vdekjes që ka ndodhur në Gjakovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në njoftim thuhet se, sipas dëshmitarëve viktima posa e kishte përfunduar orarin e punës në një firmë ndërtimore ishte alivanosur në tokë.

Nga policia është deklaruar se viktima është dërguar pa shenja jete në emergjencë.

‘‘HETIM I VDEKJES

Rr. Valenton Spahija, Gjakovë 10.07.2025 – 17:30. Një mashkull kosovar, është dërguar në emergjencë pa shenja jete. Sipas dëshmitarëve viktima posa e kishte përfunduar orarin e punës në një firmë ndërtimore ishte alivanosur në tokë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion’’, ka njoftuar Policia. 

(Kosova Sot Online)