Vdes ish-epror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

  • A.P /
  • 11 July 2025 - 11:15
Vdes ish-epror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Ka ndërruar jetë ish-Eprori i UÇK-së dhe i Trupave Mbrojtëse të Kosovës, nga fshati Krajkovë i Komunës së Drenasit, Ajet Elshani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët, të cilët kanë njoftuar bashkëfshatarët, miqtë dhe të afërmit për këtë humbje të madhe.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, në ora 14:00, në fshatin Krajkovë, në varrezat e lagjes Elshani.

(Kosova Sot Online)