Sot mbahet protestë paqësore për Agon Zejnullahun

  • A.P /
  • 12 July 2025 - 09:01
Sot mbahet protestë paqësore për Agon Zejnullahun

Sot me fillim në ora 11:00, para stacionit policor në Lipjan do të mbahet protesta paqësore me moton “Drejtësi për Agonin”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kjo protestë organizohet nga familjarët dhe miqtë e Agon Zejnullahut, njofton Klankosova.

Në orët e para të 7 korrikut, 27-vjeçari Agon Zejnullahu vdiq në rrethana ende të paqarta në qytetin e Lipjanit.

Lidhur me vdekjen e tij janë arrestuar dhe ndaluar pesë zyrtarë policorë, ndaj të cilëve peshon vepra penale ‘vrasje nga pakujdesia’. 

(Kosova Sot Online)