Fëmija 9 muajsh vdes në QKUK

  • A.P /
  • 12 July 2025 - 09:37
Fëmija 9 muajsh vdes në QKUK

Një fëmijë nëntë muajsh ka vdekur dje në QKUK në Prishtinë pasi fillimisht ishte dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal Prizren nga fshati Gjinoc i Suharekës.

 

Pa dhënë shumë detaje, policia, që raportoi rastin në raportin 24-orësh, e ka cilësuar si “vdekje e dyshuar”.

“Fsh. Gjinoc, Suharekë.29.06.2025-17:00. Me datë 29.06.2025 në Emergjencën e Spitalit Rajonal Prizren, ishte sjell një fëmijë 9 muajsh. Me datë 11.07.2025  viktima (fëmijë)  kishte ndërruar jetë në QKUK-Prishtinë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, u tha në raport.

(Kosova Sot Online)