'SHBA e përkushtuar që Kosova të njihet plotësisht në OKB'

  • A.P /
  • 12 July 2025 - 10:51
'SHBA e përkushtuar që Kosova të njihet plotësisht në OKB'

Presidentja e Kosovës gjatë vizitës së saj zyrtare në SHBA ka takuar edhe Ambasadoren e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Dorothy Camille Shea. Në njoftimin në faqen zyrtare të Misionit të SHBA-së në Kombet e Bashkuara, thuhet se SHBA e konsideron Kosovën si partner të ngushtë dhe strategjik, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo që spikat në këtë njoftim të Misionit amerikan në OKB është pjesa ku thuhet se SHBA është e përkushtuar fuqimisht për njohjen e plotë të Kosovës brenda Kombeve të Bashkuara.

Gjithashtu në njoftim thuhet se është koha për mbylljen e misionit të UNMIK-ut.

“Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë Kosovën si një partner të ngushtë strategjik dhe janë të përkushtuara fuqimisht për njohjen e saj të plotë brenda Kombeve të Bashkuara. Koha për të mbyllur misionin e misionit të OKB-së është tani”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)