Belgjika i kthen Egjiptit sarkofagun 3000-vjeçar

  • A.P /
  • 12 July 2025 - 16:10
Belgjika i kthen Egjiptit sarkofagun 3000-vjeçar

Autoritetet belge njoftuan sot se kanë kthyer në Egjipt një sarkofag 3,000-vjeçar që u sekuestrua nga policia në Bruksel në vitin 2015, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Pas 10 vitesh hetimesh dhe procedurash ligjore, është vërtet një akt drejtësie të kthehet në vendin e origjinës një pjesë e vjedhur e trashëgimisë së saj (kulturore)”, tha prokurori Julien Moinil.

Zyra e prokurorit të Brukselit tha se sarkofagu dhe një objekt më i vogël – një mjekër prej druri – iu dorëzuan ambasadorit egjiptian në një aktivitet të veçantë në kryeqytetin belg.

Antikitetet u sekuestruan nga policia belge në vitin 2015, pas një operacioni të Interpolit, i cili ishte informuar nga autoritetet egjiptiane. Që atëherë ato janë mbajtur në Muzeun Mbretëror të Artit dhe Historisë në Bruksel.

(Kosova Sot Online)