
Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Masat ajrore të nxehta nga veriu i Afrikës pritet të depërtojnë gradualisht drejt brigjeve të Mesdheut, me ndikim të ndjeshëm edhe në rajonin e Ballkanit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Kjo sjell edhe në vendin tonë mot të kthjellët dhe rritje të temperatura, por herë pas here priten vranësira të lehta e kalimtare. Por, duke filluar nga e marta, priten kushte për zhvillime të rrebesheve të shkurtra shiu të shoqëruara me bubullima.
E hëna do të mbajë mot kryesisht me diell dhe nxehtë.
Dita e martë do të jetë me diell dhe mundësi për rrebeshe shiu e bubullima gjatë pasdites.
Moti të mërkurën pritet të jetë me diell dhe vranësira kalimtare.
(Kosova Sot Online)