
Forca e Sigurisë së Kosovës është pajisur me autoblinda amerikanë

Forca e Sigurisë së Kosovës është pajisur me autoblinda amerikanë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Nga informacionet brenda Ministrisë së Mbrojtjes mësohet se autoblindat amerikanë janë donacion nga ShBA-ja për ushtrinë e Kosovës.
Gjithashtu, një pjesë e tyre mëson se kanë arritur në bazat e FSK-së, kurse edhe shumë të tjerë pritet të arrijnë gjatë ditëve në vijim.
Donacioni që ka ardhur shihet edhe përmes videove të cilat janë publikuar në rrjete sociale, ku shihet që autoblindat amerikanë barten drejt kazermës ushtarake.
(Kosova Sot Online)