
Mark Rutte, do të vizitojë Uashingtonin

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, do të vizitojë Uashingtonin sot dhe nesër, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai do të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump, sekretarin e Shtetit, Marco Rubio dhe sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth.
Njoftimi i NATO-s nuk zbuloi arsyet e vizitës së Ruttes, por Trump tha së fundmi se ShBA-të do të ishin të gatshme të furnizonin me armë Ukrainën nëpërmjet aleancës dhe se ai do të bënte një “deklaratë të madhe” të hënën.
(Kosova Sot Online)