Vdes në rrethana të dyshimta një grua

  • A.P /
  • 15 July 2025 - 10:15
Vdes në rrethana të dyshimta një grua

Një grua është dërguar pa shenja jete në QMF në Dragash, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas raportit të policisë, viktima është femër kosovare.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

HETIM I VDEKJES

Dragash / 14.07.2025 – NN. Raportohet se në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Dragash është sjellë pa shenja jete viktima femër kosovare, kurse me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

(Kosova Sot Online)