
Dështon për herë të 47-të seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Ka dështuar për herë të 47-të seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Kjo për shkak se koalicioni që ka më së shumti vota, Lëvizja Vetëvendosje, Alternativa dhe Lëvizja Guxo, e as partitë tjera të mëdha, nuk kanë lëvizur nga qëndrimet e tyre.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, sërish hodhi në votim Komisionin për votim të fshehtë, i cili s’po merr mbështetje nga partitë tjera pos Vetëvendosjes.
Të pranishëm në sallë ishin 105 deputetë, prej tyre 51 votuan për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, deputetët janë të obliguar të konstituojnë legjislaturën e nëntë të Kuvendit deri më 26 korrik më së largu.
(Kosova Sot Online)