
Sveçla: Jemi jashtëzakonisht falënderues për mbështetjen e SHBA-së

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e komentoi deklaratën e përsëritur të presidentit të ShBA-së, Donald Trump, për parandalimin e luftës midis Serbisë dhe Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Jemi jashtëzakonisht falënderues për mbështetjen e SHBA-së gjatë gjithë historisë së Republikës së Kosovës”, tha Sveçla.
(Kosova Sot Online)