
Pacientët me kancer përballen me mungesë barnash në QKUK

Pacientët me kancer po detyrohen ta sigurojnë vetë terapinë, pasi në Klinikën e Onkologjisë mungon një pjesë e ilaçeve të nevojshme.
Ata ankohen se vetëm dy prej barnave po u kushtojnë rreth 200 euro.
Zejnepe Haxhimehmeti, e cila para një muaji është diagnostikuar me kancer, është dashur që nga xhepi i saj t’i sigurojë barnat e nevojshme për trajtim.
Ajo thotë se vetëm dy medikamente i kushtuan 170 euro, të cilat mungojnë në Klinikën Onkologjike në QKUK.
(Kosova Sot Online)