'Kështu mbrohet shteti dhe vendoset ligjshmëria'

  • A.P /
  • 16 July 2025 - 09:48
'Kështu mbrohet shteti dhe vendoset ligjshmëria'

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka lavdëruar aktgjykimin e djeshëm të Gjykatës Supreme, i cili konstatoi se nxjerrja e akteve nënligjore nga ministrat që janë deputetë përbëjnë shkelje kushtetuese.

Ai ka bërë me dije se në këtë mënyrë mbrohet shteti nga arbitrariteti.

“Duke pirë kafe dhe lexuar aktgjykimin e Gjykatës Supreme. Kështu mbrohet shteti dhe vendoset ligjshmëria. Bravo Gjykata Supreme”, ka shkruar Miftaraj.

(Kosova Sot Online)