
Një person vdiq pasi ka rënë nga lartësia te hoteli 'Grand'

Policia ka konfirmuar vdekjen e një personi që ka rënë nga lartësia te hoteli “Grand” në Prishtinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Zëdhënësi i Policisë rajonale të Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë se viktima është 25 vjeç.
“Rreth orës 11:30 është raportuar se në rrugën ”Garibaldi” në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilë kanë konstatuar se , viktima mashukull rreth 25 vjeç, është pa shenja jete.”
Borovci tha se policia po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.
(Kosova Sot Online)