Parashikimi i motit për të enjten në Kosovë

  • A.P /
  • 17 July 2025 - 07:22
Parashikimi i motit për të enjten në Kosovë

E enjtja pritet të jetë një ditë me diell dhe vranësira të shpërndara, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjatë ditës, vende-vende ka mundësi të zhvillohen rrebeshe shiu të shoqëruara me bubullima dhe rrufe, duke sjellë ndryshime të shpejta në mot.

Termometri pritet të shënon temperatura prej 22 deri në 29 °C.

Kujdes nga ora 10:00 deri në 17:00 parashikohet rrezatim i lartë diellor dhe temperatura përvëluese.

(Kosova Sot Online)