Alaska u godit nga një tërmet

  • A.P /
  • 17 July 2025 - 08:30
Alaska u godit nga një tërmet

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.2 ballë të shkallës Rihter goditi Alaskën mbrëmë, duke shkaktuar një paralajmërim për cunami, i cili që atëherë është hequr, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Qendra Kombëtare e Paralajmërimit për Cunami e SHBA-së kishte lëshuar më parë një paralajmërim për cunami për pjesë të Alaskës.

Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA-së tha se epiqendra e tërmetit ishte rreth 80 kilometra (50 milje) nga Sand Point, në një thellësi prej 35 kilometrash.

Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare tha se tërmeti kishte një magnitudë prej 7.3 ballë.

Nuk pati raportime të menjëhershme për të lënduar ose dëme.


(Kosova Sot Online)