Prokuroria Speciale me aksion bashkë me IPK-në dhe AKI-në

  • A.P /
  • 17 July 2025 - 10:05
Prokuroria Speciale me aksion bashkë me IPK-në dhe AKI-në

Një aksion i gjerë në të cilën po hetohet vepra e spiunazhit është duke u zhvilluar në vend,transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se nën udhëheqjen e saj, është duke u zhvilluar një operacion në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës si dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjence, në lidhej me dyshimet për kryerjen e veprës penale të spiunazhit.

“Operacioni është ende në zhvillim dhe për shkak të ndjeshmërisë së hetimeve, më shumë detaje do të bëhen publike pas përfundimit të operacionit”, thuhet në njoftim.

Po ashtu u tha se Prokurori i Shtetit do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me ligjet në fuqi.

(Kosova Sot Online)