Ja si ta ndërroni Qendrën e Votimit brenda komunës

  • A.P /
  • 17 July 2025 - 10:28
Ja si ta ndërroni Qendrën e Votimit brenda komunës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke vazhduar periudha për verifikimin dhe ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kjo periudhë, e cila ka filluar më 28 qershor, do të përfundojë më 29 gusht 2025.

Përmes KQZ-së qytetarët me të drejtë vote do të mund ta verifikojnë / mësojnë qendrën e tyre të votimit dhe nëse dëshirojnë edhe ta ndërrojnë atë, duke e caktuar sa më afër vendbanimit në komunën e tyre:

përmes platformës elektronike të KQZ-së: https://qv.kqz-ks.orgose

duke paraqitur kërkesën në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën ku është i regjistruar votuesi.

Ndërkaq, ndërrimi i Qendrës së Votimit nga një komunë në komunën tjetër, nuk mundësohet drejpërdrejtë nga KQZ, por kjo është e ndërlidhur me deklarimin zyrtar të vendbanimit nga qytetarët/votuesit.

Për të kaluar nga një Qendër Votimi e një komune, në Qendrën e Votimit në një komunë tjetër, votuesi duhet të ndryshojë adresën e tij në Zyrën e Gjendjes Civile apo në platformën E-Kosova. Pas konfirmimit të ndryshimit të adresës nga Shërbimi i Gjendjes Civile, adresa e re reflektohet në Regjistrin Qendror Civil.

Çdo ndryshim i adresës së banimit deri më 29 gusht 2025, do të pasqyrohet në platformën e KQZ-së https://qv.kqz-ks.org dhe rrjedhimisht në Listën Votuese.

(Kosova Sot Online)