Haxhiu: Do të ketë takime me Nismën

  • A.P /
  • 17 July 2025 - 12:10
Haxhiu: Do të ketë takime me Nismën

Kandidatja e VV’së për kryetare të kuvendit, Albulena Haxhiu, pas dështimit të 48’të ka thënë se do të ketë takime me Nismën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Ne kemi thënë që kemi vullnet për bashkëpunim, ato do të ndodhin, gjegjësisht do të ketë takime, dhe pas takimeve do të ketë njoftim për opinionin publik përmes mediave në raport nëse do të ketë marrëveshje ose jo. Qëndrimi i VV është i qartë, VV ka theksuar i takon propozimi për kryeparlamentar gjegjësisht me  Kushtetutën dhe dy aktgjykime të Gjykatës Kushtetuese”, tha ajo. 

(Kosova Sot Online)