
Parashikimi i motit për sot dhe fundjavë

Ditën e premte vranësirat fillojnë të shpërndahen dhe parashikohet mot me diel, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Dita e shtunë do të sjellë kthjellime më të qëndrueshme dhe rritje të lehtë të temperaturave, duke krijuar kushte ideale për aktivitete në natyrë.
Ndërsa e diela pritet të kulmojë me mot të nxehtë dhe me diell, duke e mbyllur fundjavën nën rrezet e plota të verës.
(Kosova Sot Online)