
Polici i arrestuar për spiunazh dërgohet në gjykatë

Është dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Bojan Jevtiq, polici i arrestuar për spiunazh, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai u pa i shoqëruar nga pjesëtarë të Inspektoratit Policor të Kosovës.
Një ditë më parë, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës pas përfundimi të operacionit të zhvilluar në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, njoftuan se kishin arrestuar togeri policor Bojan Jevtiq nën dyshimin për spiunazh.
Në njoftim thuhet se i dyshuari u dërgua në mbajtje për 48 orë, ndërkaq iu sekuestruan dokumente konfidenciale të Policisë, para, armë e muncion.
(Kosova Sot Online)